Niveli i larte i CRP mbi 30 here dhe ESR

Question

Pershendetje doktoresha,kam bere analizat e gjakut te gjitha me kane dale mire,pot CRP e kam 30 here te larte dhe Esr 15 here,mbrapa kokes afer veshit dhe poshte kokes me ka dale nje si kapsul ose ‘gunge’ e forte ,me djegin dhe me dhembin shum.Faleminderit

Answer ( 1 )

    0
    2021-02-05T08:12:30+00:00

    Pershendetje,

    Ajo gunga afer veshit qe ju dhemb e djeg e shoqeruar me sediment e PCR te larte tregojne per nje vater infeksioni diku ne vesh apo ne goje apo fyt. Per mua, te beni konsulte me mjekun ORL dhe te degjoheni me stetoskop mushkerite nga doktori juaj per te gjetur vatren e infeksionit.

    Ne momentin qe do mjekoheni, edhe gunga do te ulet edhe niveli i PCR dhe ERS do te ulen njekohesisht.

    Me shkruani nese do te keni ndonje shqetesim tjeter.
    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje