Shqetsim i syrit
Pershendetje jam nje vajze 27 vjece qe vuaj nga glaukoma ne lindje plus edhe distrofia … jam ndjekur vazhdimish ne tirane tek klinika uzllova por kam nji koh te gjat gati 2 vite qe skam bere asnje kontroll pasi erdha ne suedi me familjen … ajo qe dua te them esht qe kam diku tek 5 dit qe me duket sikur kam dicka ne te dy syt edhe i ndjej si te rend edhe her pas here me behet si kshu sikur me djegin e me pickon vtm ne nji pjes te syrit e kjo me krijon si lot po syt nuk jan te kuq jan normal vetem kur zgjohem ne mengjes i kam pak te skuqur … me ka ndodhur edhe me perpara gjithmon ne mars si sezonale tip alergjie mu benin syt me pucer brenda por merja ilac e me kalonte … tani ktu jam ber shum merak se cfar mund te kem … lexoj ne internet edhe ku sme shkon mendja sepse …. Kohet e fundit kam ndejtur shum ne telefon gjith naten pa pushim e gjith diten edhe kjo po me shqetson shum se cfar mund te jet .. ju lutem tme kthdni nje pergjigje sepse jam shum e shqetsuar cduhet te bej
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Meqenese raportoni se vuani nga glaukoma qe ne lindje, i bie qe duhet te ishit duke marre mjekim te vazhdueshem. Fakti qe e keni nderprere shpjegon shenjat qe keni me shikimin keto dite.
Jane disa faktore rendues:
Ju kerkoni ndihme. Por ama me sa shoh ju e keni diagnozen tuaj tashme, ju ngelet vec te kontrolloheni te mjeku okulist.
Beni kujdes, ju nuk keni nevoje per mjeket okuliste qe shesin syze (faktikisht ata quhen teknike), por per mjek oftalmolog qe merret me patologjite e syrit madje me nderhyrjet ne sy.
Keshtu qe, rezervoni sa me pare vizite te mjeku oftalmolog (apo okulist) ne menyre qe ti beni nje kontroll te mire te syrit, te matet presioni intraokular, etj.
Nderkohe, evitoni qendrimin per kohe te gjate perpara ekraneve si telefon apo kompjuter. Bleni pak caj kamomil diku aty ne farmaci apo market, e beni pak caj kamomili, lereni te ftohet , dhe beni pastrimin e syve me caj kamomili te vaket (si uje vere) ne darke para gjumit, e ne mengjes kur te zgjoheni.
Shpresoj t’ju kem ndihmuar.
Gjithe te mirat.