zhurme ne veshe

Question

Pershendetje doktoresha , une kam nje shqetesim qe ka reth nje vit e disa muaj pasi u ktheva nga plazhi mua filloi te me bejne zhurme veshet dhe te me dhemb pjesa e hundes dhe e kokes siper edhe akoma e kam kete gje kam nje fishkellime ne vesh qe me shqeteson gjithmone jam vizituar demek kisha sinozit mora dhe 15 dite antibiotik edhe asnje nuk e di cfar te bej po doktoresha me tha qe ke dhe veshet me tapa dylli pa pastruar ndoshta kjo ndikon ?

Answer ( 1 )

    0
    2021-01-04T18:29:54+00:00

    Pershendetje,

    Dhimbja e kokes ka qene prej sinuzitit. Ky eshte i veshtire per tu mjekuar dhe mund te perseritet here pas here. Ne keto raste ne pervec antibiotikeve rekomandojme dhe :
    – spray nasal tipit Nebial 3%
    – antihistaminike
    – dhe ndonjehere dhe aerosoli mund te ndikoje pozitivisht

    Ndersa per sa i perket zhurmes ne vesh, shume paciente qe kane qene ne plazh e kane kete per disa arsye:
    – hyrja e ujit ne vesh
    – dylli ne vesh
    – rere ne veshin e jashtem

    E mira do ishte te kontrollonit veshet. Ka shume mundesi te kene papasterti. Ne rast se nuk ka shenja infeksioni, keto papasterti mund te hiqen me pastrim nga doktori ORL. Dhe do te vini re ndryshimin.

    Vazhdoni viziten te doktori ORL dhe beni pastrimet e nevojshme.
    Me tregoni nese keni ndonje shqetesim tjeter.
    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje