Çrregullim te ciklit menstrual

Question

Kam vones te ciklit menstrual qe 2 muaj dhe kam dhimbje shpesh te shpines dhe barkut.Mirpo gjate dy diteve kam cikel ne ngjyr kafe.Kam nevoj per nje keshill.

Answers ( 1 )

  1. Pershendetje,

    Doja te dija moshen tuaj dhe nese jeni seksualisht aktive? Nese po, nje test shtatzanie do ju rekomandoja.

    Vonesa ne cikel ka faktore te ndryshem, stresi dhe ndyshimin i menyres se jeteses jane te shpeshte. Mund te kemi dhe ndryshime ne uterus apo vezore dhe na ndihmon nje echo gjinekologjike.

    Infeksioni vaginal , shpeshhere shoqeruar me ate urinar , duhet vleresuar me kujdes, pasi jep dhe dhimbje ,rendese ne fund te barkut . Nje analize urine dhe sekrecionesh vaginale ju ndihmon.

    Dhimbja e mesit mund te jete pasoje e problemeve reumatizmale( shtylles kurizore) ose probleme te veshkave.

    Shpresoj tju kem ndihmuar

    • Pershendetje,se pari faleminderit për përgjigjjen.Une jam 20 vjeçe dhe jo nuk kam kryer asnjëherë marredhenie seksuale,por kjo çeshtja e ciklit më shqetesoi shumë se u frikesohesha mos eshte diçka tjeter,meqë ska të bëj më shtatëzaninë.Mirpo mbrëmë më erdhi cikli i rregullt vetem se kam shumë dhembje sidomos pjesa e barkut dhe kembet.Kaloni bukur,ju faleminderit edhe njeherë.

Lër një Përgjigje