Crregullime te Ciklit menstrual.
Pershendetje, jam 26 vjec, gjithmone ciklin e kam patur te crregullt dhe me dhimbje te medha, ( vinin cdo muajpor ne menyre te crregullt me ditet). Nga dhimbja, qe ne moshen 17 vjec perdor codramol per tu qetesuar, ilac qe me esht rekomanduar nga mjeku. Eshte i vetmi ilac qe me qeteson, po nuk e piva ate detyrohem te shkoj ne urgjence per shkak dhe te renies se temperatues.
2 vitet e fundit me eshte zvogeluar sasia e menstruacioneve dhe kohezgjatja tyre, nga 6 dit ne 3 dite.
Bera nje vizite mjeksore, rezultoi qe kisha microkiste per te cilat u trajtova me dikirogen.
Per 6 muaj cikli u rregullua, me dit fikse por dhimbjet po njesoj dhe sasia e menstuacioneve perseri pak.
Ka 2 muaj qe perseri cikli po crregullohet.
Cfare me rekomandoni ju lutem?
Ngarko Analiza/Foto
Answer ( 1 )
Pershendetje e dashur,
Shoh qe cikli ka qene i crregullt per muajt e fundit perseri. Atehere duhet te rishikojme hormonet si : FSH,LH,DHEAS,INSULINE dhe glicemi esell si dhe HOMA index sic eshte shenuar ne fleten qe ju ka dhene gjinekologu juaj.
Pasi ti besh keto analiza duhet ti shohim dhe te vendosim per mjekimin.
Gjithe te mirat.
Dr.Vjollce Mbiarra
Ordinanca Dr.Vjollce, Shkup