D-dimer ne shtatzani!
Përshëndetje, fillimisht ju pëgëzoj për punën dhe profesionalizmin. Jam një shtatzën 37 vjeç, në tremujorin e parë, kam bërë analizën d-dimer dhe rezultati ishte 1843ng/ml, perdora 10 dite aspirin dhe u ul vetëm në 1730. Gjinekologia më ka thënë që nuk është problematike vazhdo me aspirin mirëpo nga kërkimet që bëra pash që vlerat e d-dimerit ne shtatzani variojnë nga trimestrat psh: 1. Tremujori i parë. Sasia rritet një herë e gjysmë në krahasim me sasinë para konceptimit (mesatarisht, nuk duhet të kalojë 750 ng / ml); 2. Tremujori i dytë. Treguesit rriten dy herë (mos kalojnë 1000 ng / ml); 3. tremujori i tretë. Sasia rritet tre herë (jo më shumë se 1500 ng / ml). Jam amoma brenda tremujorit të parë dhe më shqetësojnë këto vlera sidomos për fetusin. Theksoj qe nuk kam probleme me vena dhe asnjë tjetër përveq te vjellurave dmth probleme me lukthin. Çfarë mendoni ju rreth analizave të mia, a janë shqetësuese dhe sa ndikojnë në fetus?! Faleminderit paraprakisht!
Lër një Përgjigje
Duhet hyni ne llogarine tuaj ose Regjistrohuni per te shtuar pergjigjen.