Dhimbje dhe rrjedhje lengu nga penisi

Question

Pershendetje.
Ka rreth 7 muaj që me shqetëson rrjedhja e një lengu nga penisi. Ka ere te pa kendshme, rrjedha ështe e vazhdueshme (nga 2-3 pika brenda 1 ore) në fillim kisha edhe urinim të shpeshtë deri në 8-9 herë në ditë dhe 2-3 herë brenda natës. Ndërsa tani, ndjej vetëm dhimbje, djegësim gjatë dhe pas urinimit dhe rrjedhën e lëngut. Kohëve të fundit ka rënie në përformancë, poashtu edhe në përmasa. Pra, më është zvogëluar dukshëm dhe holluar. Jam 38 vjeçarë, i martuar.
Faleminderit!

Answer ( 1 )

    0
    2023-04-24T11:19:47+00:00

    Pershendetje,

    Te gjitha shenjat flasin per uretrit. Urgjentisht duhet nje spermokulture, urokulture dhe kulture e sekrecioneve uretrale per te percaktuar shkaktarin dhe mjekimin e duhur.

    Nderkohe dhe bashkeshortja juaj duhet te beje kontrolle: urokulture, kulture e sekrecioneve vaginale per koke dhe candida. Kjo pasi duhet te mjekoheni qe te dy, ne rast se keni marredhenie vetem me njeri-tjetrin e jo me te tjere.

    Evitoni kontaktet seksuale deri ne permiresimin e shenjave.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje