Ndjenje jorehatie brenda barkut me acid ne lukth

Question
  1. Pershendetje, jam nje 25 vjecare . Kohen e fundit kam pasur pak probleme me acid ne lukth gogesima te shumta , tana po e ndjej nje jorehati brenda barkut nje mundim nje therrje ne gjoks , me duket sikur me ka mbet diqka ne fyt, gjume te parehatshem , kokedhimbje, nganjeher me duket sikur me bllokohet brendesia , koka dhe nganjeher me duket sikur me ndalet zemra komplet , qfare mund te jet ju lutem

Answer ( 1 )

  1. Pershendetje,

    Do ju rekomandoja ,per te ulur acidin dhe gromesirat ne stomak,fillimisht te beni kujdes me ushqimet. Duhet te shmangni ushqimet pikante,te skuqura dhe te thata. Te konsumoni lengje jo energjike apo me gaz dhe naten,nese ju ngacmon stomaku te flini me 2jasteke. Nese nuk do keni permiresim te gjendjes suaj atehere duhet te perdorni mjekime per kete apo edhe ekzaminime si sonda nazogastrike.

    Persa i perket, ankesave te tjera,mendoj qe jeni ne gjendje ankthi. Per te vertetuar kete,kam nevoje te di edhe disa te dhena te tjera si:

    Sa e keni tensionin kur ju dhemb koka,  a keni bere grafi per mushkerine apo nese kete periudhe jeni me teper e ngarkuar ne pune apo keni nje situate qe ju shqeteson?

    Shpresoj tju kem ndihmuar,

    Ne pritje te pergjigjeve tuaja,

     

Lër një Përgjigje