Për mjekun dermatolog, kruarja dhe djegia e gishtave të këmbës.

Question

Përshëndetje! Kam probleme me gishtat e të dyja këmbëve. Më djegin dhe më kruhen shumë. Pasi kalon kjo e djegura dhe e kruara( më kruhen jo gjithë kohën, por kur më kruhen sa nuk i nxjer gjakun) më dalin flluska të mbushura me ujë, pastaj qetësohen. Ky problem ka disa muaj që ka filluar. Në verë u qetësuan disi pasi vishja sandale . Sapo fillova të vesh këpucë, vazhdon i njëjti problem. Ju lutem më jepni një zgjidhje sepse është bërë e padurueshme kruarja, këpucët nuk shmangen dot në këtë kohë. Ju uroj gjithë të mirat.

Answer ( 1 )

  1. Pershendetje,

    Nga pershkrimi qe ju beni, duket si myk i lekures se gishtave , ( nje foto do na ndihmonte) .

    Higjena kerkon nje kujdes te vecante ne kete moment.  Duhet te perdorni corape pambuku, kepuce te rehatshme dhe jo shume te ngushta per te shmengur lageshtine qe mund te krijohet.

    Do ju rekomandoja te perdorni si trajtim: larje dhe lyerje me betadine . Pas 2minutash perdorimi i cremit travazol . Kjo 2 here ne dite per 1jave .

    Shpresoj tju kem ndihmuar

Lër një Përgjigje