Probleme me gjumin

Question

Pershendetje !

Me ka ndodhur disa here tashme qe kur shtrihem te fle sapo fillon te me zere, me del gjumi nga nje gjendje e renduar qe se di nga me krijohet. Ndjej rrahje te shpeshta te zemres dhe nje ndjesi djegese por dhe te ftohte ne shpatulla (ndonjehere dhe ne gjymtyre ose ne koke ) rri pak te qetesohem por me duket sikur sdo mar me fryme . Ka raste qe cohem leviz sepse kam frik (ka ndodhur te kem matur dhe tensionin por e kam pasur ne rregull) mundohem te fle dhe me del gjumi nga e njejta ndjesi cdo 10 min nuk mundem dot . Me zgjat nja dy ore si gje. Kam ethe dhe pse dhoma eshte shume e ngrohte . Une jam 25 vjec, nuk kam pasur probleme pervec me tiroiden (e kam me pakice , hashimoto me kane thene dhe e kam ne kontroll. Kurohem me euthyrox 50mg)

Para ca kohe bera vizite zemre se kisha merak se me dukej sikur me mpihej krahu i majte por isha shume ne rregull dhe me thane qe eshte gjendje stresi/ankthi.

Nuk di cte bej per kete problem qe me ndodh neteve . Kam filluar te kem frike kur duhet te shtrihem sepse me eshte perseritur 5 here deri tani. (Ne mars per here te pare, ne shtator , ne tetor dhe dy net javen qe shkoi)

keto kohe kam ndjere dhe zhurme ne vesh, te cilin e mjekova dhe perseri kam zhurme .

Lër një Përgjigje