Pse kam temperaturë edhe pas 2 javësh që kam rezultuar pozitive me Covid-19?
Përshëndetje!
Unë jam vajzë në moshën 17-vjeçare dhe doja t’ju pyesja për tu sqaruar më tepër mbi simptomat që kam edhe pas 2 javësh me Covid-19.
Para dy javësh, duke qenë se zhvillova disa simptoma të virusit shkova për tu vizituar. Simptomat që kisha ishin: temperaturë(39°C vetëm për një ditë, 38°C ditën tjetër dhe pas kësaj kaloi në 37°C), humbja e nuhatjes dhe shijes. Doktoresha më vizitoi, bëra dhe një grafi të mushkërive(mushkëritë ishin krejt në rregull) dhe ilaçet që më përshkroi doktoresha ishin: Batiflox 500 mg, Soltux, Stamatin, por përveç tyre kam marr edhe paracetamol, Zitromax 500 mg(nuk i kam marr në të njëjtën kohë së bashku Batiflox-in dhe Zitromax-in).
Pas kurimit me këto ilaçe temperatura ishte konstante me 36.9°C për një kohë të mirë dhe gjatë kësaj periudhe mendova se u rikuperova, pasi nuk kisha asnjë lloj shqetësimi. Por tani kam temperaturë37°C-37.5°C përsëri dhe ndihem disi e trullosur, e lodhur.
Mendoj se do të më mdihmoni me përgjigjen tuaj. 🙂
Answer ( 1 )