Pyetje per ortopedin/fizioterapistin
Pershendetje, jam 50 vjeç dhe kam disa deformime ne shtylle, ne pjeset e cervikales dhe toraksit (vecanerisht). Kohet e fundit kam bere rregullisht dy here ne dite, me nga 10-15 min nje ushtrim ku shtrihem ne kurrize mbi nje plastike me harke nga siper, qe te mundeson clirimin e muskujve te shtylles kurrizore si dhe korrigjimin e saj si dhe kam bere stretching te qafes dhe kurrizit ne 5-6 pozicione. Pas 3-4 javesh me te njejtin intensitet, kam ndryshim ne formen e cervikales dhe te toraksit por me ka filluar nje dhimbje muskulore ne kurrize, kryesisht, ne zonat mes shtylles kurrizore dhe shpatullave, dhe pergjithesisht ne te gjithe pjesen e toraksit, nga shpatulla ne shpatull, madje dhe tek brinjet dhe kafazi i kraharorit. Pyetja ime eshte nese kjo dhimbje eshte muskulore/nervore dhe nese duhet te vazhdoj t’i bej keto ushtrime apo t’i ndaloj per pak kohe? Me ka ndodhur dhe here te tjera, ne pjese te tjera te shtylles, kur ka ndodhur ndryshime ne forme nga ushtrimet intensive (jo ushtrime force).
Ju faleminderit!
Lër një Përgjigje
Duhet hyni ne llogarine tuaj ose Regjistrohuni per te shtuar pergjigjen.