Alprazolam dhe shtatezania
Pershendetje, jam 34vjece tani dhe shtatezene 6javeshe, nga lindja ime e pare kane kaluar 11 vite dhe nga ajo kohe paslindjes jam detyruar te perdore Alprazolam 0.25mg, fatekeqesisht per 10 vite rresht , dhe disa here ne dite. Ju lutem me jepni ndonje pergjigjje se a ka raste qe nuk afektohet fetusi dhe si te gjej nje zgjidhje.. ju faleminderit
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Se pari, me lejoni t’ju pergezoj per shtatzanine tuaj. Shpresoj qe Zoti t’ua beje te lehte si ty dhe bebit deri ne fund.
Ne lidhje me perdorimin e alprazolam pas shtatzanise se pare, me ben te mendoj qe keni kaluar depresion pas shtatzanise, qe mezi e keni perballuar e keni perfunduar te merrni alprazolam.
Ne rastin tuaj, dua te di nese:
Nese e keni perdorur shume muaj para shtatzanise, atehere nuk preket fetusi nese nuk po e perdorni me. Por problemi qendron ne stabilitetin tuaj mendor, sesa lehte do te perballonit ankthin e shtatzanise. Nese nuk keni ngarkese emocionale, kjo eshte gje shume e mire. Ama, nese ndjeni sado dhe nje shqetesim te vogel, ju duhet mbeshtetje mjekesore e menjehershme.
Nese e vazhdoni akoma ta perdorni, atehere duhet te keshilloheni hap pas hapi me mjekun qe jua ka pershkruar ne menyre qe te ulet doza deri ne nderprerje te tij. Asnjehere mos e nderprisni vete pa mbeshtetjen e mjekut tuaj qe jua ka pershkruar. Deri me tani, nuk ka studime te qarta per efektin e defektit qe mund te shkaktoje alprazolam. Te vetmet probleme qe jane hasur ne studime kane lidhje me peshen e ulet ne lindje te bebit, apo lindje te parakohshme.
Edhe njehere, megjithese ju kemi dhene nje mendim te dyte, ne rastin tuaj eshte e mira te bashkepunoni ngushtesisht me mjekun tuaj kurues qe jua ka pershkruar alprazolam.
Gjithe te mirat.