A mund te ndodhe shtatzania pa ejakulim brenda vagines, pas kontraceptivit te urgjences?
Pershendetje.
Me te dashuren kemi kryer marredhenie seksuale nje dite pasi i kishin perfunduar menstruacionet. Une kam ejakuluar jashte vagines.
Si mase parandaluese, ajo ka marre kontraceptivin e urgjences rreth 30 minuta pas marredhenies. Tableten e ka tretur ne leng dhe jo direkt me uje.
Pas 5–6 ditesh ka pasur gjakderdhje per rreth 48 ore. Diten e pare ishte e pakte, ndersa diten e dyte si menstruacionet, pa dhimbje ose shqetesime te tjera.
Shtate dite pas marredhenies ka bere nje test shtatzanie, i cili ka rezultuar negativ.
Tani kane kaluar 30 dite nga menstruacionet e fundit dhe ende nuk i kane ardhur, megjithese ciklin nuk e ka pasur asnjehere te rregullt.
Sa mundesi ka qe te kete mbetur shtatzene?
Përgjigje ( 1 )
Pershendetje.
Si fillim, dua t’ju bej me dije se mundesia per te mbetur shtatzene eshte shume me e larte kur ejakulimi ndodh brenda vagines, gje qe nuk ka ndodhur ne rastin tuaj. Megjithate, nje rrezik i vogel ekziston edhe pa ejakulim brenda, pasi lengu paraejakulues ndonjehere mund te permbaje spermatozoide.
Ne rastin tuaj, shanset per shtatzani jane shume te vogla, pasi nuk ka pasur ejakulim brenda vagines dhe e dashura juaj ka marre kontraceptivin e urgjences vetem 30 minuta pas marredhenies.
Fakti qe i jane vonuar periodat mund te lidhet me kontraceptivin e urgjences, i cili ndikon perkohesisht ne ndryshimet hormonale dhe mund te crregulloje ciklin menstrual. Menstruacionet mund te vijne disa dite me heret ose me vone se zakonisht. Po ashtu, marrja e kontraceptivit mund te kete shkaktuar edhe gjakderdhjen qe ka verejtur 5–6 dite pas marredhenies seksuale.
Duke marre parasysh gjithcka qe me tregoni, mendoj se mundesia qe e dashura juaj te kete mbetur shtatzene eshte shume e vogel, sidomos sepse nuk keni ejakuluar brenda dhe kontraceptivi eshte marre menjehere pas marredhenies.
Megjithate, testi negativ i bere pas 7 ditesh ka qene shume i hershem.
Nese periodat vazhdojne te mungojne, ju keshilloj ta perserise testin e shtatzanise tani, nese kane kaluar te pakten 21 dite nga marredhenia seksuale. Nese rezulton negativ dhe nuk ka pasur marredhenie te tjera me rrezik, shtatzania nga kjo marredhenie mund te perjashtohet me besueshmeri te larte.
Duhet te keni parasysh se kontraceptivi i urgjences mund ta crregulloje perkohesisht ciklin menstrual, ndaj periodat mund te vonohen edhe kur nuk ka shtatzani. Duke qene se e dashura juaj ka pasur edhe me pare cikle jo te rregullta, kjo mund ta beje edhe me te veshtire parashikimin e dates se menstruacioneve.
Nese testi pas 21 ditesh eshte negativ, por menstruacionet vazhdojne te mungojne edhe ne javet ne vazhdim, do te ishte mire te kryente nje kontroll gjinekologjik per te vleresuar shkakun e voneses.
Per te ardhmen, nuk do t’ju sugjeroja te mbeshteteni rregullisht te kontraceptivi i urgjences. Ai mund te perdoret kur eshte i nevojshem dhe eshte i sigurt per perdorim te perseritur, por metoda te tjera, si prezervativet, jane me te pershtatshme per mbrojtje te vazhdueshme.
Do te doja te dija edhe emrin e kontraceptivit qe ka perdorur dhe nese e ka konsumuar te gjithe lengun ku ishte tretur tableta.
Per informacion shtese mund te lexoni artikullin tone per metodat kontraceptive.
Gjithe te mirat!
Dr. Albana Greca, MD, MMedSc