Atake paniku

Question

Pershendetje .Muajt e fundit gjyshja ime 70 vjecare ka filluar te shfaqe simptoma te atakut te panikut goxha te shpeshta.

Humbje me realitetin per 30-60 min.

Shperqendrim/agitim

Marrje mendesh

Qan

I rritet tensioni

Gumezhitje ne koke .

Si do mundnim ta verifikonim me mire

Answers ( 2 )

    0
    2019-10-22T19:39:13+00:00

    Pershendetje,

    Eshte i njohur fakti i ndryshimeve te paparashikueshme qofte ne shendetin e trupit dhe organeve, qofte ne shendetin mendor te te moshuarve te moshes se gjyshes suaj 70 vjec.

    Ato mund te vijne nga vete ndryshimet fiziologjike te trupit, apo edhe nga ndonje patologji shoqeruese qe keto mosha ne pergjithsi kane.

    Per mua, gjeja e pare eshte perjashtimi i nje insulti cerebral (ataku cerebral). Ndoshta ajo e ka kaluar lehte, po i ka lene pasoja te ndryshimit te humorit. Pra, ne fillim konsultohuni me neurologun.

    Nderkohe, matni tensionin arterial cdo dite, sidomos kur ka ato ataket, dhe mbajini shenim rezultatet si reference.

    Nese neurologu do te perjashtoje te tilla probleme dhe nese tensioni do jete i stabilizuar, atehere duhet te konsultoheni me psikiatrin per te ndihmuar gjyshen tuaj per te dominuar ndryshimet e humorit qe paraqet.

    Nga ana tjeter, neurologu ose kardiologu ose mjeku i saj i familes, mund te kerkoje kryerjen e disa analizave baze te gjakut, urines dhe biokimike dhe ekzaminimin e funksionit te tiroides.
    Disa prej ketyre analizave jane te perfshira dhe ne paketen e Check-up qe mund ta kryeje ne qendren tuaj shendetsore nese gjyshja nuk i ka mbushur 71 vjec.

    Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Nese do keni ndonje shqetesim tjeter, me shkruani serish.
    Gjithe te mirat.

    0
    2019-10-22T19:46:49+00:00

    Ju flm…Ne fakt ne momentet kur manifestohet situata e krizes tensioni ka rritje te ndjeshme deri ne 16/10 edhe pse eshte nen efektin e mjekimeve.Eshte per tu permendur fakti qe para 2 muajsh ka vendosur nje stende dhe qe aty ka filluar te kete dhe nje lemze te forte edhe persistente

Lër një Përgjigje