Carcinoma – Tumor ne Gji

Question

Pershendetje,

Kam mamin me tumor ne gji dhe i ka dale kjo diagnoze nga biopsia qe beme ne Torino, Itali:

CARCINOMA DI ALTO GRADO NUCLEARE CON ASPETTI PAPILLARI E LEMBI DISSOCIATI. Categoria istologica conclusiva: B5c (European Guidelines, IV edizione).

Mund te me thoni se ç’terapi rekomandohet per kete diagnoze ju lutem?

Faleminderit dhe pune te mbare.

Answer ( 1 )

    0
    2021-10-28T08:11:43+00:00

    Pershendetje,

    Me vjen keq per diagnozen e nenes suaj. Ne keto raste, rekomandohet nderhyrja kirurgjikale per te hequr masen tumorale, per te marre serish biopsi per te shikuar nivelin deri ku eshte shtrire masa, ne ka prekur dhe limfonodujt aty prane apo jo.

    Ne rast se konfirmohet qe jane prekur limfonodujt, atehere, mund te rekomandohet kemioterapia apo edhe radioterapia.

    Gjithesesi, duhen kontrolle nga afer dhe te vazhdueshme me mjekun onkolog.

    Uroj qe gjithcka ti ece mbare nenes suaj. Zoti e ndihmofte ate dhe ju te tjereve per zgjidhjen me te mire.

    Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje