Mungese vitaminash

Question

Pershendetje,ju lutem mund te me thoni sa eshte sasia e duhur ditore e Biotines per femra.
Gjithashtu me thoni dhe dozen e vitamines D venoze ..ju lutem cfare produkti me sugjeroni?

Answer ( 1 )

    0
    2021-10-28T08:43:36+00:00

    Pershendetje,

    Sasia e perdorimit te vitaminave varet nga patologjia qe ka pacienti dhe deficiencat ne organizem.

    Biotina eshte nje vitamine qe perdoret random per forcimin e flokeve dhe te thonjve. Doza ditore ne te tilla raste nuk duhet ti kaloje 100 mcg /dite.

    Ndersa, vitamina D gjithashtu eshte shume e nevojshme per funksionimin normal te sistemit muskulo-skeletal, thonjve, flokeve, parandalimin e semundjeve respiratore, etj.

    Ne pergjithsi kur ka deficienca (e keto vertetohen me analiza te vitamines D ne gjak), ne rekomandojme doza te larta te vitamin D sipas skemave perkatese. Ne raste te tjera, marrja e saj nuk duhet ti kaloje 1000 IU ne dite,, me nje mesatare 400 – 800 UI/dite.

    Ju lutem dergoni pergjigjet e analizave te ketyre vitaminave nese i keni ne menyre qe t’ju jepet nje pergjigje me specifike sipas nevojave tuaja ditore.

    Gjithe te mirat.

     

Lër një Përgjigje