Ndryshime ne Ciklin menstrual

Question

Pershendetje!!

Un jam 22 vjec beqare , dhe deri me tani skam pas asnjeher problem me cikel .

Ne janar ciklin e kisha me 01.01 pastaj me 27.01 , dhe cikli i fundit me 07.03 dhe me jo . Theksoj se nganjeher kam si  dhembje te leht po shqetsohem pse ky problem

Answer ( 1 )

    0
    2019-04-22T10:03:45+00:00

    Pershendetje e dashur,

    Eshte normale te hasesh ndryshime me ciklin. Kjo ndodh per shume faktore:
    – hormonale : vete ndryshimet ne hormonet seksuale te gruas, ndryshime ne hormonet e Tiroides.
    – jo hormonale: stresi, jeta sedentare, menyra e te ushqyerit, dehydrimi, infeksionet, anemia

    Si te thuash, ky eshte nje proces kompleks multifaktorial. Dhe prape ne themi qe nuk ka ndonje shqetesim serioz.

    I vetmi problem eshte te perjashtojme :
    1. cistet ovariane (kjo arrihet lehte nepermjet nje eko abdominale e te aparatit genital te gruas nga gjinekologu) dhe matjeve te hormoneve seksuale ne gjak plus matjen e hormoneve te tiroides.

    2. shtatzanine nese keni nje jete tuajen seksuale.

    Nese nuk jane keto probleme, ne i rekomandojme pacienteve te monitorojne ciklin per 3 muaj rresht. Nese vazhdon parregullsia, duhet te konsultoheni me gjinekologun dhe te beni ekzaminimet e cituara me lart.

    Krampet (dhimbjet) qe ju ndjeni ne bark kane te bejne me kontraksionet e uterusit apo edhe me vete procesin e ovulacionit. Megjitate edhe infeksioni genital (bakterial or mykotik) mund te shoqerohet me krampe.

    Merrni magnesium (jo me shume se 400 mg ne dite) dhe mephenamic acid (ponstan) ose Calixam 20 mg (piroxicam) per dhimbjet.

    Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Me shkruani serish nese do te keni ndonje pyetje tjeter.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje