Problemet me lythat ne fyt
Pershendetje, jam nje vajz 18 vjece jam ne stres shum te madh.
Kam verejtur ne muret e qiellzes se bute, disa fryere nuk e di a jan lytha apo cfar.
Gjithashtu edhe ne gjuhe kam 2, jam ne stres shum te madh a mund te jet HPV, sepse vitin e kaluar gjinekologu me ka thene se kam condyloma accuminata ne pjesen gjenitale, por qe nuk jane te rrezikshme.
Une nuk kam kryer mardhenie, vetem disa gjera te lehta, dhe i dashuri im nuk ka asnje lloj lythi apo dicka, ndersa un nuk kam pasur asnje lidhje pos me te, por tek ato ne fyt jam shum e frikesuar sepse kam lexuar ne internet dhe kam par qe mund te jene disa lytha kancerioz, 🙁 ata nuk dhembin i kam verejtur para disa muajve.
Nuk e di cfar te bej jam ne hall shum te madh, ato kan ngjyren e njejt me te qiellzes ju lutem me ktheni pergjigjen sa me shpejt.
Ngarko Analiza/Foto
Answers ( 2 )
Pershendetje
Faleminderit qe zgjodhet platformen pyetmjekun.com per te marre pergjigje per problemin tuaj shendetsor.
Eshte e vertete qe HPV mumd te kete shfaqje edhe ne pjesen e gojes por Jo domosdorisht
Fillimisht duhet ti shoh vete. Mund ti beni foto? Dhe mi dergoni ne link qe ju shfaqet?
Duhet te perjashtojme nje semundje akute virale qe prek gjendrat e peshtymes dhe fytit.
Keni patur shenja gripi SI ethe? Kolle? Rrufe? Dhimbja Apo gerricje fyti Keto dite?
Ne pritje te fotos suaj dhe te detajeve te kerkuara.
Faleminderit
Dr.Albana Greca
E dashur shikoje edhe njeher postin qe e kam ber sepse un aty e kam postuar edhe foton , ngarko foton shkruan, sepse tani nuk po mund ta bej upload, shikoje postin edhe njeher te lutem