Ringworm ne lekure

Question

Pershendetje!

Uroj te jeni mire! Jam nje vajze 18 vjecare nga Tirana. Para 6 muajsh jam diagnostikuar me tinea corporis ose ringworm ne lekure. Kam marre medikamente orale dhe krem si “Funnit”, “Oxerol”. Edhe pse muajt kalonin, dhe medikamentet i perdorja rregullisht , ne lekure dalin ne vende te ndryshme serish te njejta shenja qe me shkaktojne djegie dhe kruarje. Pas perdorimit te medikamenteve orale kam perdorur vetem krem per largimin e tyre, por ato shtohen serish. Doja te dija nese kjo simptome vjen si pasoje e shenjave qe kane lene gjurme me pare dhe nuk jane larguar mire, apo ringworm ka ndikim ne te gjithe pjesen e lekures dhe shfaqet here pas here. Do te doja te dija nese ky patogjen mund te largohet pergjithmone nga trupi im, apo ruhet i fjetur ne organizem dhe shkakton bezdisje here pas here.  Faleminderit!

Answer ( 1 )

    0
    2021-05-14T10:19:00+00:00

    Pershendetje,

    Te lutem me dergo foto te atyre vendeve ku shfaqen shenjat e ringworm.

    Me duhet ti shoh vete. Plus dua te di per sa kohe i keni perdorur te gjitha medikamente orale rregullisht?
    Plus, dua te di emrat e kremrave qe keni perdorur?

    Mund te mi coni me foto.
    Ne pritje te pergjigjes suaj.
    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje