Shtremberim syri

Question

Prsh

kam vajzen 3 vjece dhe ka pak kohe qe ndonje njeri sy i shikonte nga brenda ,por kishte dhe dit qe nuk e bente,i kemi bere dy vizita ne dy klonika te # private dhe ma kan nxjer me + 3.5 ne te dy syt,nderkoh qe ne skemi kuptuar qe vajza nuk shikonte madje shikon shume mir,gjithsesi gjat dites i perdorim syzet ,jo gjith dites ,dhe tani sa ja heqim dhe shikon dicka te perqendruar si TV ajo i shtremberon syt shume te theksuar,kjo gje na shqetedon sepse shtremberimin e ka te theksuar kur shef tv pa syze!kemi frik se mos po ja prishim syt vajzes me ato syzet,sepse te dyja vizitat jan bet manualisht me xhama,sepse vajza nuk qendronte para aparatit!flm

Answer ( 1 )

    0
    2020-09-21T08:21:49+00:00

    Pershendetje,

    Zakonisht, ne viziten e syve per femije kontrollohet dhe per problemin e shtremberimit (strabizmit) te syrit. Ne rast se okulisti veren qofte dhe nje dyshim te vogel, do t’jua kishte sqaruar dhe keshilluar si duhet te veproni per te ndihmuar vajzen.
    Meqenese i ka dhene te mbaje syzet, ato ndoshta nuk jane vetem per shikim por te rregulluar shtremberimin e syve. Fakti qe vajza kur ka syzet nuk i shtremberohen syte, por vetem kur sheh pa syze, e verteton kete qe ju thashe. Gjithsesi me duhet pergjigja e mjekut okulist te ajo kartela e konsultes.

    Ne pergjithsi, nese mbahen syze edhe sikur ta kete sadopak kete shtremberim, me kalimin e kohes do i largohet, e nuk do kete nevoje me per syze. Por ama duhet ta keni ne kontroll te vazhdueshem.

    Ne pritje te pergjigjes se dhene nga okulisti.

Lër një Përgjigje