Si te veprojme nese vlera e CRP eshte ne vlera shume te larta?

Question

Pershendetje Doktoresha!

Babi im ka bera analizat e gjakut dhe te urines.Duke pare vlerat e rezultatit rezulton se disa nga testet i ka mbi vleren e lejuar.Po ti dergoj dhe foto qe ti shikoni edhe ju.
Ne pritje te pergjigjes suaj.

Me respekt!

Franc Lamce


Ngarko Analiza/Foto

Ngarko Analiza/Foto

Ngarko Analiza/Foto

Answer ( 1 )

    0
    2021-01-06T20:02:19+00:00

    Pershendetje Franc

    I pashe pergjigjet e analizave te babait tuaj. Jane disa detaje qe doja te dija:
    – shoh qe glicemia eshte shume e larte. Dua te di ne babait juaj eshte diabetik dhe nese merr mjekim per diabetin? Nese jo, urgjentisht konsulte me endokrinologun per trajtim te menjehershem
    – ne analizen e urines komplet, ka elemente qe flasin per adenome prostate. A eshte diagnostikuar me pare per problemet e prostates? A ka marre mjekim?
    Ka dhe presence te rruazave te kuqe ne urine qe flasin per demtime te rrugeve urinare ose nga diabeti ose nga prostate Apo ndonje rreshqitje guri ose dhe te gjitha bashke. Prandaj do nje vleresim me te detajuar.
    – pcr dhe sedimenti shume I larte, flasin per inflamacion Apo infeksion. Ka shume mundesi te jete ndonje nefropati (demtime te veshkave) nga diabeti.
    Per mua te behet nje echo abdominale dhe te aparatit urogenital. Plus duhet nje bilanc biokimike i plote (ALT, AST, kreatinemia, azotemi, bilirubinemia, uricemia, faktor rheumatoid, Lipidogramen, HbA1C).

    Gjithe te mirat. Ne. Pritje te detajeve te kerkuara.

Lër një Përgjigje