Simptomat e kancerit te gjirit

Question

Pershendetje jam një vajzë 19 vjece . Eshte hera e 3 qe me del gjender ( koker) ne sqetull  dhe me shkakton shum dhimbje  . Ndjej lodhje trupi , nuk kam oreks , . Kam dhimbje te medha të gjinive  . Jam shumë e shqetësuar pasi  disa nga simptomat ngjasojnë me ate te kancerit të gjirit  . Ju lutem me ktheni përgjigje.  Faleminderit

Answer ( 1 )

    0
    2021-12-17T11:34:47+00:00

    Pershendetje,

    Me pare dua te di:

    • kur i keni patur daten e periodave te fundit?
    • a keni rrjedhje te gjinjve pervec dhimbjes?
    • cfare keni perdorur deri tani?
    • ndonje ekzaminim deri tani?
    • cfare perdorni per te depiluar qimet e axillave (sqetullave)

    Per mua, ajo kokrra e dhimbshme do jete nje limfonodul reaktiv si pasoje e ndonje infeksioni lokal ose te pjese se siperme te kokes. Te tilla raste mjekohen me antibiotike dhe keshillat perkatese.

    Por me pare duhet te marr informacionet e kerkuara me lart.

    Ne pritje..

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje