Streptokoku

Question

Pershendetje si jeni? Para 3 muajve pata nje abort spontan pa asnje shenj aborti dmth pa hemoragji, vetem kur vajta ne javen e 7 per vizite me tha doktorri qe qeska esht bosh dhe po rritet rrejshem sepse nuk ka embrion brenda. Tani pas 3 muajsh nga aborti bera ca strisho dhe me dolen: strisho cervikale per chlamydia: negative. Strisho cervikale ureaplasma; negative. Strisho cervikale mykoplasma: negative. Strisho vaginale: streptococcus agalactiae. Preparati direkt mikroskopik: Qeliza epiteliale, disa koke Gram-pozitive, bacile Gram pozitive (laktobacillus), Flora normale bakterore prezente. Doktorresha ime me dha nje antibiotik: KLAVUNAT amoksilav 2 here ne dit per 5 dit. Dhe me tha ta perseris prap pas 2 jave.

Ju lutem te me tregoni se a eshte i rrezikshem ky infeksion dhe se a ka qen ky bakter shkaktar i abortit? A eshte nevoja ta bej dhe nje strisho vaginale per te par se a esht larguar ky bakter pas perdorimit te antibiotikve? Dhe kur mund te filloj prap per nje shtatzani tjeter pasi po e ndjej veten shum gati por po me frikson ky bakter.
Ju falenderoj.

Answer ( 1 )

    0
    2022-07-16T11:04:18+00:00

    Pershendetje,

    Streptococcus agalactiae eshte banues i flores normale bakteriale ano/rektale dhe vaginale. Ne disa raste mund te jape infeksione te bebet gjithashtu.

    Ju po e mjekoni si duhet kete infeksion me antibiotike si amoxicillina. Dhe normalisht, duhet nje strisho pas mbarimit te mjekimit, konfirmuese per te shikuar mundesine per te ngelur shtatzane.

    Njekohesisht, do ju rekomandoja qe edhe partneri juaj te mjekohet, ndonese nuk ka ndonje shqetesim. Eshte e vertete qe ky lloj streptococuss nuk transmetohet me rruge seksuale, por sidomos pas kontaktit lekure me lekure. Mund te diskutoni me mjekun tuaj gjinekolog qe te testohet edhe bashkeshorti me spermograme dhe spermokulture, dhe te mjekohet njekohesisht me ju.

    Pas mjekimit, dhe nese testimet dalin mire, atehere mund te planifikoni per shtatzani.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje