Zbardhja e Gjuhes

Question

Pershendetje faleminderit per pyetjen ja ketu nje foto e ke keshtu doket gjuha me shtres te bardh her pas here me shum her pas here me pak , dhimbja nuk kam ose diqka tjeter qe me pengon vetem se goja gjera te embla pasi qe po e ndjej gojen te hidhur her pas here, antibiotik nuk kam perdorur. Fryrje te barkut nuk po verej qe kam ndonjeher mund te ndodh varet prej ushqimeve qe i konsumoj por vetem se gazra dhe gromsira kam sikur vjen nga lukthi ose diqka e till. keto te qarat qe po shihen ne foto i kam pothujse gjithe keshtu nuk edi ndoshta vet ashtu gjenetike e kam gjuhen me qarje por kjo shtresa e bardh po shfaqet, disa dit kur jam zgjuar nga gjumi goja e that por vetem disa dit tash nuk po e ndjej te that gojen por vetem keshtu gjuhen e bardh qe po shfaqet mbasi te ha diqka bahet e verdh kjo duhet te jet normale pas ushqimeve tjeter nuk po di qfar te them.

Answer ( 1 )

    0
    2020-10-19T09:41:11+00:00

    Pershendetje,

    Faleminderit per informacionet dhe foton. Nga fotoja, gjuha duket shume e ngarkuar. Per mua, ka disa shpjegime:
    – perdorimi i ushqimeve si te gazuara, alkoolike, acide apo qe krijojne ambjent acid e demtim te gjuhes
    – infeksioni nga myku (Candida) i gojes
    – mungesa ne vitamina apo minerale sidomos te lidhura me vitamin B12, apo mungesa ne hekur
    – refluksi gastroezofageal

    Per mua, te kontrolloni gjak komplet me formule dhe sideremi dhe transferinemi, nje kulture te gojes per Candida per te vleresuar gjendjen.
    Nderkohe, duhet te eleminoni te gjithe ato ushqime apo pije qe mund te shkaktojne demtime te mukozes se gjuhes. Vazhdoni me gargare me uje te ngrohte e kripe. Perdorni Bells Glycerin of Borax per te ndihmuar ne rigjerimin e mukozes se gojes. Nderkohe, dhe aplikimi i perzierjes se mjaltit me sode buke e ta mbani sa me gjate ne goje derisa te tretet mund te ndihmoje. Mund ta gelltiteni nderkohe qe mbani kete perzierje te mjaltit ne goje.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do te keni ndonje shqetesim tjeter dhe sigurisht pergjigjet e analizave.

    P.s. Mund te kontaktoni ne link me poshte per te vazhduar me analizat laboratorike:

    Rezervo një takim me mjekun Specialist

Lër një Përgjigje