Rreth shtatzenis

Question
  1. Mirmrama me falni per penges nese mundem dua te ju pyes diqka sepse nuk mundem me fol pasi qe osht or e von.
    E kam burrin jasht vendit por ka ardh ne kosov per pushim ka qendruar ketu vetem nje jav pastaj pas dy jave e kam ber testin e shtatzenis por nuk e kuptoj dot nje vij i ka konfiguruar shum e kuqe ndersa tjetra vetem pak sa shifet dua te ju pyes per kete qfar do te thot te vjella nuk kam vetem lodhje dhe marramendje nganjeherë?

Answers ( 2 )

  1. Pershendetje,

    Ju lutem dergoni foto te testit qe keni bere.
    Plus, me tregoni kur i keni patur periodat e fundit, dhe kur ka qene marredhenia e fundit me bashkeshortin tuaj.

    Ne pritje te pergjigjes suaj.
    Dr.Vjollce
    Obsteter-gjinekologe

    Përgjigja më e mirë
  2. Me daten 26 janar i kom perfundu perioden ndersa marredhenien e fundit e kam pas me 4shkurt.

    Pergjigja

    Pershendetje.

    E vezhgova foton e testit qe keni kryer ne shtepi dhe vija e dyte vertete duket e zbehte. Kjo flet per nje shtatzani te mundshme por eshte Pak heret per te dhene vije te plote. Po ta perseriti javen tjeter besoj do jete me e plote. Besoj se jeni diku te 3-4 jave shtatzane por duhet me prit.

    Nderkohe merrni acidin folic te cilin do e vazhdoni derisa te beheni 4 muajshe.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje