skleroza

Question

Pershendetje para nje jave nje shoqe e imja ka ber analizen dhe rezultati skleroza e shumfisht, esht 30 vjece, ka dhimbje kembesh dhe kan filluar dhe mpirjet e duarve. Te lutem me jep pak informacion dhe a ka kura dhe ilca qe mund te permirsoin gjendjwt qw te mos ranohet me shum jemi shum ne merak.

Answer ( 1 )

  1. Pershendetje

    Skleroza e shumefishte eshte nje semundje e rende neurologjike, qe konsiston ne demtim te shtreses qe mbulon fijen nervore( mielines).

    Ne varesi te madhesise se demtimit ose zones se prekur( ne koke ose shtyllen kurizore) varen edhe demtimet qe shkakton.

    Shenjat fillojne si ju permendni me dhimbje te duarve apo kembeve, mpirje te tyren humbje ekuilibri deri ne paralize. Gjithashtu shkakton probleme te te folurit dhe te te parit . Semundja shfaqet me peridha permiresimi dhe perkeqesimi .

    Nuk dihen shkaqet e saj. E domosdoshme eshte ndjekja tek mjeku specialist per tu trajtuar me medikamente dhe keshilluar aktiviteti i shtuar fizik.

    Semundja nuk sherohet por pranimi i saj dhe ndjekja tek mjeku specialist do e lehtesoje menyren e jeteses se personit qe e ka.

    Shpresoj tju jem pergjigjur pyetjes suaj. Me shkruani nese keni ndonje pyetje tjeter.

Lër një Përgjigje