Analiza

Question

Pershendetje, sot bera analizat e gjakut dhe urines, nese ka mundesi me me tregu se si me kan dal.
Vetem 2 me kan dal me te larta sesa vlerat referente.
MPV 13.6. ( Vlera referente prej 8.0 deri ne 11.0 )
Dhe
Lym% 56.4 (Vlera referente prej 15.0 deri ne 50.0 )

Vetem keto dyja i kam te larta tjerat ne vlera normale. Por nuk e kuptoj se cka jane dhe a ka vend per shqetesim .

Ndersa te urines si vijon:

Pamja; e turbullt
Reaksioni- 6.0 (pH)
Pesha specifike ;1020
Proteinat ; + ( pozitive )
eritrocite te zbehta; 0-1
Leukocite ; 2.4
Qeliza epiteliale ; Disa
Bakterie; Ndonje

Ka kohe qe kam vazhdimisht sekrecione vaginale dhe nuk po behem rehat, a mund te me shpjegosh se si me kan dalur, dhe a mundem me perdor diqka per me i ndalu, a kam ndonje infeksion apo diçka ne baze te analizave ?
Faleminderit ❤️

Answer ( 1 )

    0
    2021-04-02T21:02:56+00:00

    Pershendetje,

    Rritja e MPV tregon se trupi prodhon trombocite me te medha se normale. Rritja e njekoheshme e MPV dhe limfociteve tregon se ka vend per infeksion.
    Meqenese keni bere analizen e urines, aty ka ka dale pak proteine ne urine dhe shenja te lehta infeksioni urinar. Por kjo nuk shpjegon rritjen e njekohesishme te MPV dhe limfociteve.

    Meqenese keni shtim jonormal te sekrecioneve vaginale, atehere ato jane shkaku i infeksionit tuaj. Dhe per mua keni nevoje te merrni mjekim me antibiotike orale (per te cilen ju nevojitet recete nga mjeku juaj i familjes); ovula vaginale Polygynax, Uticran 1 cap ne dite larg ushqimit te shoqeruar me 1 gote uje.

    Ne perfundim te mjekimit, duhet te ribeni serish gjak komplet dhe formule, urine komplet, strisho vaginale.

    Sherim te shpejte. Me shkruani nese do te keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje