Dridhje e muskulit te Dores se majte

Question

Përshëndetje.

Quhem Elton. Jam 29 vjeç.

Kam rreth 20 dit qe kam dridhje te muskulit (bicepsit )  te Dores se majte kur jam ne gjendje qetesie.  Dridhja është zhdukur per disa dit. Tani ka 2 dit qe me esht rikthyer me e shpeshte.  Kam edhe pak mpirje te kembes se majte.

Shum faleminderit per kohen tuaj

Answer ( 1 )

    0
    2024-09-03T11:38:53+00:00

    Pershendetje,

    Ne moshen tende dridhja e muskulit biceps te dores se majte mund te jete shkatuar nga ngritja e ndonje peshe apo sforco fizike. Edhe kequshqyerja, mungesa e vitaminave (sidomos vitamines D e kalciumit) mund te japin keto lloj dridhjesh muskuli.

    Ama ju thoni qe keni filluar mpirje te kembes se majte, dhe kjo flet per dy lloj patologjish:

    1. demtime te shtylles kurrizore dhe prekje te nervave
    2. ndoshta nje problem neurologjik akut apo bllokim te eneve te gjakut ne tru.

    Pra ju duhet nje vizite urgjente te mjeku neurolog per te vleresuar situaten e vendosur nese eshte problem qendror (tromb ne tru) apo periferik (demtime te shtylles kurrizore me prekje te nervave respektive).

    Duke ju uruar gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje