Hematoma ne plagen pas lindjes cezariane
Prsh,
Pas lindjes me operim cezarian pas 5 dite çdo gje ne rregull. Papritur u zhvillua ne njeren pjese te operimit nje kokerr dhe une nuk e dija se cfare mund te jete. Shkova ne spital ajo ishte nje hematome. Tani ka 1 jav qe shkoj dhe pastroj plagen. Me intereson cfare e shkaktoj? Sa i duhet sherimi i saj total? A mund te me shkaktoje ndonje gje te keqe me ka kap si frike?
Ju falemnderit
Answers ( 3 )
Pershendetje,
E kuptoj shqetesimin tuaj. Te lutem me dergo nje foto te plages. Mundohu te jete nje foto e qarte, kape pak larg se e afroj vete.
Mbani mend te jeni vrare ne zonen e plages? te jeni perplasur diku? Ndoshta edhe ndonje goditja aksidentale nga bebi apo duke e nderruar bebin?
Ne pritje te fotos e informacioneve te siperkerkuara.
Nuk mbaj mend te jem vrar me shum mendoj qe pozita kur ngrihesha naten ta ushqeja bebin çdo her me vinte nje therje e keqe tani gjat dites u shfaq hematoma pernjeher fatkeqsisht nuk kam asnje foto si ishte , tani eshte sheruar nuk duket asgje por kur e shtyp ka mbet e fort perbrenda vendi ku ishte hematoma hiqet kjo apo tani do mbetet ashtu ?ju falemnderit shum
Pershendetje,
Ne pergjithesi ajo kalon, por hematoma (nese ka qene vertete hematome) do trajtimin e saj. Une mendoj qe ka qene e lidhur me perdorimin e hollueses Enoxiparin pas operimit sezarian qe keni kryer.
Pervec krem per te shperndare gjakun e hematomes, ne rekomandojme kompresa me te ngrohte pas dites se trete (personalisht rekomandoj kompresa te ngrohta te alternuara me te ftohta).
Shpresoj ta keni kaluar sa me lehte.
Gjithe te mirat.