A kam apandesit?

Question

Pershendetje! Isha mire, cdo gje po shkonte ne rregull deri kur me kapen disa dhjmbje ne fund te barkut ne krahun e djatht, posht. Jane te vogla, jo te padurueshme. Njekohesisht, kam gazra. A kam apandecit? Te cili mjek do me sugjeronit nje vizite?

Answer ( 1 )

    0
    2023-01-06T11:08:06+00:00

    Pershendetje,

    Dhimbjet qe ndjeni sugjerojne per nje apendicit, por fakti qe keni gazra e ngaterron me shume diagnozen. Prandaj per tu siguruar, ju rekomandoj si vijon:

    • te beni vizite te kirurgu
    • beni nje gjak komplet me formule e ERS dhe PCR per te vleresuar infeksionin nga apendiciti
    • beni nje urine komplet per te perjashtuar infeksionet urinare apo dhe probleme te tjera urinare
    • beni nje fece parazit e candida per te vleresuar infeksionet respektive intestinale
    • beni nje eko abdominale esell per te vleresuar organet e brendshme dhe nese ka ndonje hije dyshimi per apendicit apo ka lidhje vec me meteorizmat intestinale

    Ju uroj sherim te shpejte. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje