A me lejohet te shkoj ne plazh shtatezane 23 javeshe?

Question

Përshëndetje,

Jam 1 vajze 19 vjece jam shtatezane 23 javeshe dhe a me lejohet te shkoj ne plazh?

Dhe si Jane rregullat ? Dhe oraret ? Dhe sa mund te rrime ne ujin e detit?

A rrezikohet per abort ?

Pres pergjigje,

Faleminderit

Answer ( 1 )

    0
    2024-06-19T19:20:09+00:00

    Pershendetje,

    Si fillim, ju  uroj per shtatzanine tuaj. Zoti jua befte te lehte deri ne fund derisa te keni bebin tuaj ne krahe.

    Po, ju mund te shkoni ne plazh edhe pse jeni shtatzane. Ne fakt, shtatzania nuk eshte kunderindikacion per te shkuar ne plazh. Ama duhe te zbatohen disa rregulla si me poshte:

    • Dilni ne diell vetem ne oraret kur nuk eshte piku i vapes: e mira nga ora 5 e mengjesit deri ne oren 9.30.
    • Me pas duhet te rrini ne hije, e te dilni prape ne diell nga ora 5 e mbasdites
    • Pra duhet te evitoni pikun e temperaturave te larta.
    • Mund te merrni rreze dielli, perdorni kremra solare qe jane per grate shtazana me SPF +50
    • mundohuni te mbani kapele dhe syze sidomos kur ekspozoheni ne diell
    • pini sa me shume uje e lengje
    • mund te perfshiheni ne aktivitete apo lojra te plazhit derisa e ndjeni veten pa probleme (pra pa e lodhur veten)
    • degjoni shenjat qe ju jep trupi juaj, nese ndjeheni e lodhur apo keni ndonje shqetesim evitoni cdo aktivitet ne plazh.

    Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjeve tuaja.
    Me shkruani nese do keni ndonje problem tjeter.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje