A mund te ngel Shtatzane nese kam nje lloj uji ne anen e majte ne fund te barkut?

Question

Mirmrama

Deshta me jau ba nje pytje,  un e kam si nji lloj uji ne anene e majt  ne fund te barkut. 

A ndikon kjo qe mos te mbes shtatzan apo ska kurfar problemi se mjeku mka than qe munesh me met shtatzan po une nuk po muj ntm?

 

Answer ( 1 )

    0
    2019-02-11T09:02:59+00:00

    Pershendetje,

    Se pari duhet te dime ekzaktesisht kete pjesen e “ujit” te diagnostikuar ne anen tuaj te majte.
    Nese keni ndonje analize, mund te ma dergoni te Ngarko Analiza/Foto.

    Duhet te dime ekzaktesisht cfare eshte ky uji dhe ne cilen pjese eshte i lokalizuar.

    Plus duhet te dime se si eshte gjendja e organeve tuaja genitale (uterus, vezoret, etc.). Perseri mund te ngarkoni pergjigjen e ndonje analize qe mund te keni.

    Ju lutem me dergoni dhe keto te dhena:
    – keni ndonje shqetesim?
    – moshen tuaj?
    – periodat i keni te rregullta apo jo?
    – burri ka bere ndonje analize? Nese po, mund te me dergoni pergjigjen per vleresim

    Ne pritje te informacioneve te kerkuara.
    Dr.Albana

Lër një Përgjigje