Analiza

Question

Pershendetje,

Kam bere analizat sot dhe kam 14 dite qe kam bere vaksinen. Ddimer e kam 385 dhe teombocitet 339. Eritrosedimenti eshte 30. Ju lutem me shpjegoni nese kam ndonje problem?


Ngarko Analiza/Foto

Answer ( 1 )

    0
    2021-04-19T10:56:26+00:00

    Pershendetje,

    Te analiza e gjakut komplet nuk duket ndonje gje problematike, cdo gje duket ne norme.

    Eritrosedimenti 32 i rritur tregon qe ka nje inflamacion ne trup meqenese qelizat e infeksionit ne gjak jane ne norme. Atehere, ai mund te jete i lidhur me faktore te tjere:
    – periodat
    – semundje autoimune dhe rheumatizmale
    – apo dhe probleme me veshkat apo dhe tiroiden

    Gjithsesi, ne nuk mjaftohemi me kaq. E mira te beni nje PCR. Nese edhe kjo del e larte, atehere duhet vleresuar gjendja juaj ne pergjithsi, ankesat e juaja, gjetjet klinike gjate vizites te mjeku, per te perjashtuar patologji me organet e tjera e per te kerkuar cfare analizash ju duhen tjeter.

    Ju mund te me shkruani nese keni ndonje shqetesim aktualisht.

    Nese jo, atehere, hani e pini shendetshem, konsumoni me shume uje e lengje frutash te fresketa.
    Dhe pas 1 jave, perseritni prape ERS dhe PCR. Nese dalin te larta atehere ju duhet te beni analiza te tjera e konsulta te metejshme.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje