Analiza e gjakut

Question

Pershendetje,ju falenderoj shume per gatishmerine,kjo eshte dhe analiza  plote e mesazhit qe pyesja per eritrocitet  e larta.


Ngarko Analiza/Foto

Answers ( 3 )

    1
    2020-12-02T15:03:13+00:00
    This answer was edited.

    Pershendetje

     

    Vlerat Jane shume Pak mbi norme.

    Per mua te perseritet analiza e gjakut pas 1 muaji dhe te behet elektroforezen e Hemoglobines, sideremia dhe transferrina.

    Ndoshta eshte nje gjetje rastesore. Duke qene se nuk kemi analiza te meparshme, mendoj ta perseritet pas 1 muaji.

    Nderkohe merrni shtesa me hekur te tipit Quest Iron plus.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

    0
    2020-12-02T15:19:19+00:00

    Ju falenderoj vertete shume,vetem se ngaqe pergjithesisht fytyra me rri shume e kuqe dhe po lexoja qe eritrocitet e larta e shkaktonin u bera merak me shume se per anemine,anemia eshte e lehte apo jo?Dhe ju lutem para se te bej analizat qe me keni rekomanduar eshte e nevojshme nje konsulte me mjekun perkates?

    0
    2020-12-03T10:21:20+00:00

    Pershendetje,

    Per mua, per momentin, pa bere nje analize me tutje, nuk shoh te konsultoheni me hematolog. Kjo pasi duhet te vertetojme eshte nje gjetje rastesore apo ka dicka duke bere krahasimin e analizave.

    Fytyra e kuqe mund te jete e lidhur me rritjen e eritrociteve. Por sinqerisht ne rastin tuaj rritja duket pak si artificiale e jo nje rritje e vertete. Kur te kemi analizen tjeter, bejme krahasimin dhe vazhdojme me tutje.

    Skuqja e fytyres mund te jete dhe hormonale sidomos nese e vereni disa dite perpara ardhjes se periodave.
    Kur te perserisni analizat, beni dhe nje vleresim te gjendres tiroide (TSH/T3) dhe nje analize urine komplet dhe te shikoni funksionin e veshkave (Azotemi/kreatinemi).

    Per momentin, nuk mendoj qe duhet te shqetesoheni perpara kohe.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do te keni ndonje shqetesim tjeter.

    Përgjigja më e mirë

Lër një Përgjigje