Analiza gjaku

Question

Pershendetje, mund te me ndihmoni me interpretimin e analizave te gjakut ju lutem, arsyeja qe i bera ishte dhimbje koke e vazhdueshme dhe renie tensioni.
Bashkelidhur analizat!
Faleminderit!


Ngarko Analiza/Foto

Ngarko Analiza/Foto

Answer ( 1 )

    0
    2021-04-15T11:47:18+00:00

    Pershendetje,

    I pashe analizat qe i keni bashkelidhur. Te gjitha duken shume mire.

    Kjo dhimbja juaj e kokes e vazhdueshme duhet te kontrolloni dhembet dhe veshet per te ditur nese ka probleme me ta. Pastaj duhet te kontrolloni syte per te vleresuar shikimin tuaj dhe nese keni nevoje per syze.

    Nga ana tjeter, analizat tuaj ishin vetem disa. Per mua, duhet te kishit pare dhe nivelin e vit.D, Calcium, Elektrolitet, hekurit e ferritines ne gjak. Plus dhe nje analize urine komplet per te vleresuar funksionin e veshkave.

    Renia e tensionit mund te jete e lidhur me kequshqyerjen nga ana juaj (pra nuk i hani vaktet e ushqimit me rregull). Mungesa e vitam.D dhe hekurit gjithashtu mund te jene te lidhura me renien e tensionit.
    E kuptoj qe Hb eshte normale, por ama duhen vleresuar dhe hekuri e depot e tij ne organizem si ne parametrat e keshilluara me lart.

    Mundohuni te hani vaktet e rregullta e te pini uje e lengje gjate dites. Mundohuni ti shmangni pijet energjike.

    Ne lidhje me glicemine 108, per mua ta ribeni pas 1 jave, por sigurohuni te jeni esell (pra te keni ngrene buke qe ne oren 8 te darkes se nje dite te meparshme, e mos te hani ushqime me kalori e sheqerna te pakten 2 dite para testimit). Pervec glicemise esell pas 1 jave, do ju rekomandoja dhe testin HbA1C per te vleresuar nivelin e glicemise tre muajt e fundit.

    Per mua, mjafton te merrni PMag, 1 bust ne dite per 10-20 dite. Pas 1 jave te beni analizat e cituara me lart.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje