Analizat e urines

Question

Pershendetje

Po ju dergoj me foto analizat e urines. A jane normale?. Leukocitet me kane dale 2-3 nga 0-1 qe jepet ne reference por laborantia me tha qe per femrat eshte normale dicka e tille. Gjithashtu kam bere nje analize hormonale ku testosteroni me ka dal pak i larte 6.4 . Cfare kure natyrale mund te perdor sepse nuk dua te marr kontraceptiv. Flm.

Pune te mbare!


Ngarko Analiza/Foto

Answers ( 1 )

    0
    2021-01-28T21:54:03+00:00

    Pershendetje

    E pashe pergjigjet e analizave se urines. Gjithcka duket ne norme. Pini Pak me shume uje, mbani higjene personale te larte,dhe pini caj trendafili te eger.

    Per sa I perket pjeses hormonale, me duhet te kem pergjigjen e plote te analizave plus shqetesimet aktuale Tuajat.

    Gjithe te mirat.

      0
      2021-06-08T17:20:50+00:00

      Pershendetje,
      Kjo eshte analiza e hormonit. Ma ka sugjeruar dermatologia per disa akne qe kisha dhe gjinekologia pasi po tentoj per shtatzani. Nderkohe po pij acid folik e vitamine D. A eshte normal niveli testosteronit? Cfare duhet te bej tjeter? Flm


      Ngarko Analiza/Foto
        0
        2021-06-11T08:13:28+00:00

        Pershendetje,

        Ju keni vleresuar vetem testosteronin si hormon, dhe ai duket brenda normes. Nuk shoh asnje pergjigje me 6.4 (ajo eshte 0.52, brenda normes per femrat).

        Gjithsesi duhen vleresuar dhe hormonet e tjera seksuale femerore dhe hormonet e tiroides per nje kuader te plote.

        Ne rast se mjeku juaj nuk jua ka rekomanduar, atehere nuk e keni patur te nevojshme.

        Gjithe te mirat

        Përgjigja më e mirë

Lër një Përgjigje