Ankese nga frymemarrja

Question

Prsh si jeni?

Vajza ime eshte 6 vjece dhe here pas here me ankon qe i merret fryma kur zgjohet nga gjumi ose kur rri ne pozicionin shtrire ne kurriz. A duhet te shqetesohem per kete? Ku duhet te drejtohem ne lidhje me kete per te ndjekur ne menyren e duhur? Theksoj qe nuk ka semundshmeri prezente.

Faleminderit

Answer ( 1 )

    0
    2022-12-02T09:04:06+00:00

    Pershendetje,

    Te tilla probleme me frymemarrjen te vajza juaj 6 vjec mund te vijne si pasoje e mbipeshes, apo keqpozicionimit gjate nates ne gjume. Sidomos kur bie fjala per pozicionin e kokes e nese vajza leviz shume.

    Per mua, te beni nje kontroll te doktori i zemres (kardiologu) dhe nese e sheh ai te arsyeshme, mund te kerkoje te beni grafi te kraharorit per te pare ndonje zhvendosje apo problem me shtyllen e kurrizit.

    Nese cdo gje del ne rregull, dhe nese vajza nuk eshte mbipeshe, atehere te :

    • keshillohet poziconi  i mire i kokes dhe trupit ne jastek
    • konsumohet darka 2 – 3  larg gjumit

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje