Analizat per aromen e rende te trupit

Question

Doktoresh Pershendetje.

Pak dite me pare ju kam derguar pytjen e me poshtem.Dhe ju falenderoj per pergjigjen.Ne pergjigjen tuaj ju me dhate nje shpjegim dhe gjithashtu me kerkuat te njheshit me te gjitha analizat qe kam bere.Per shkak se ne vazhdim te bisedes ne pytjen qe ju kam derguar me del page error po ju a dergoj ketu te gjitha analizat te permbledhur ne nje pdf.Ju falenderoj dhe pres pergjigjen tuaj .Ju uroj gjithe te mirat

Pershendetie.Jam nje djal 33 vjec.Para disa kohesh bera analizat e plota te gjakut dhe dola mire pervec se bilirrubina  me doli nje nivel paksa te larte.Nuk kam pasur probleme por per nje fare kohe fillova te kosumoj alkol jo ne nivele shum te larta  por konsumoja..Mbas disa kohesh trupi filloi te me leshoi nje arome te rende si amoniak pothuajse mbytese.Nese mund te me jepni nje mendim ju lutem nga mund te me vije dhe si ta kuroj. Ju faleminderit


Ngarko Analiza/Foto

Answer ( 1 )

    0
    2021-05-28T07:53:43+00:00

    Pershendetje,

    Ju falenderoj per dergimin e pergjigjeve te analizave. I pashe rezultatet, dhe bilirubina ka dale pak me e larte se norma. Per mua, mund te jete e lindur. Ka persona te cilet kane nje bilirubinemi te lindur dhe eshte krejt normale per ta. Gjithsesi duhet te korrelohet me te dhenat klinike dhe ato te echo abdominale.

    Nese era e trupit ka filluar pas konsumimit te alkoolit, atehere kjo eshte shenje qe te gjitha ngjyruesit apo konservantet e perdorur ne pijet alkoolike apo dhe vete alkooli ju shkaktojne te tille ndryshimi ne djerse.
    Edhe njehere me ane te djerses trupi pastron cdo lloj substance e jo vetem ujin. Keto i japin eren karakteristike te saj.

    Gjithesesi, do ju rekomandoja te mos perdornit alkool per nje fare kohe e te shihnit ndryshimin te era e djerses. Gjithashtu mos ndryshoni sapun apo produkte kozmetike sidomos kur vjen fjala te deodorantet. Mund te perdorni ato deodorante te tipit Nivea white/black qe edhe mban freski por nuk lene njolle dhe jane kunder eres se rende te djerses.

    Per sa i perket bilirubinemise, do ju rekomandoja rikontroll pas 8 javesh te bilirubinemise.
    Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje