Cfare duhet te bej?

Question

Pershendetje! Nena ime kurohet prej 10 vjetesh me tension te larte.

Kura ka qene berlipril 20 dhe bisokol 10 nga gjysem kokrre ne mengjes e gjysem ne darkte.

Te check up i fundit doli pak anemike dhe azotemia i doli 66 .

Mjekja pervec mjekimeve qe i dha per problemet e fundit i nderroi dhe berliprilin 20 me lercanil 10 te cilin i tha se duhet ta miri nje here ne dite.

Mirepo qe kur nderroi kuren tensioni i rritet dhe per momentin e ka 16 me 8.

Ju lutem me thoni cfare duhet te bejme? Te rrisim dozen apo ti kthehemi berliprilit? (Doktoresha na tha se berliprili ndikon keq per azotemine)

Answer ( 1 )

    0
    2019-12-09T20:50:43+00:00

    Pershendetje

    Do te doja si fillim te Kisha ca pergjigje NGA analizat e fundit plus dhe ato te nje viti me pare per te vleresuar ndryshimet. Nese eshte e mundur te mi coni me attach.

    Plus Dua te di nese doktoresha ju ka keshilluar te matni elektrolitet ne gjak. Kjo eshte shume e rendesishme se balanca e tyre prishet gjate perdorimit te barnave anti hipertensive.

    Nese nuk keni bere ndonje matje te tille, eshte e Mira tia beni per kontroll.

    Me duhen keto te dhena perpara dhenies se nje pergjigje perfundimtare.

    Kini Pak durim se edhe Lerkanil ka efekt te mire antihipertensiv Po do disa kohe te arrihet.
    Nderkohe vazhdoni tia masni tensionin e gjakut dhe te mbani shenim resultatet.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje