Cfare mbart mami ne gjinj?

Question

Pershendetje. Mami im,tashme 46 vjec hasi nje kokerr ne pjesen e brendshme ne gjirin e djathte. E gjithe kjo iu krijua ne vetem 2 dite. Diten e trete teksa kokrra po fortesohej dhe rritej ne shkuam per nje vizite ne nje mjek privat. Mami beri nje eko dhe qe aty mori disa gjilpera per nje jave te shoqeruara me eudorlin dhe vitamin E pasi mami kishte dy kiste te medha nga njeri gjoks dhe nga tjetri shume ciste te vogla. Pas mbarimit te tyre u konsultuam me mjekun e familjes dhe na thane per nje mamografi ne Durres. Dje morem pergjigje per te dhe doktori i tha se mami ka nje gjender ne krahun e majte e cila duhet pare nga nje specialist. Sipas jush,nga kjo qe une mbishkrova, a ka mundesi qe mami te mbart nje semundje si kanceri apo mund te kalohet me medikamente?? Ju lutem me ktheni nje pergjigje sa me te shpejte sepse edhe tezja eshte bere operim dhe ka hequr njerin gji. Dhe jemi te shqetesuar nese e gjithe kjo  mund te jete gjenetike. A mundet te jete? Pres pergjigjen tuaj.😊

Answers ( 3 )

    0
    2019-07-05T11:31:37+00:00

    Pershendetje

    Me dergo te Ngarko Analiza/Foto pergjigjen e plote te echos dhe mamografise.

    Ka mundesi te jete patologji beninje por duhet analizu. Me dergo dhe echo Apo ndonje flete dalje spitali te tezes kur ka hequr gjirin.

    Jo te gjitha problemet e gjirit Jane malinje (femer). Ka disa beninje (mashkull) qe duhen mbajtur nen vezhgim Po qe sparaqesin probleme.

    Ne pritje te analizave te kerkuara.
    Gjithe te mirat.

      0
      2019-07-05T17:53:53+00:00

      Foto te mamografise dhe te ekos un mund tju dergoj. Por foto apo dicka tjeter nga ate cfare ka kaluar tezja nuk kam. Sepse tashme ne thjesht e dime per te qe ka hequr gjirin edhe esht operuar 3 her ne njerin gji brenda nje viti. Vemendja dhe interesi yne kryesor eshte mami.

    0
    2019-07-06T10:47:33+00:00

    Pershendetje. Mora pergjigjen e mamografise dhe ajo cfare shkruhej ne te ishte :
    Problemet :
    Pacientja pas nje ECHO gjiri te kryer rezulton me cist ne glandula mamme . Shihen dy formacione me kufinj te qarte ne glandula mamme sinistra .


    Ngarko Analiza/Foto
    0
    2019-07-09T09:12:52+00:00

    Pershendetje,

    e pashe pergjigjen e Echos dhe ishte ajo qe mendoja: Cist ne gjendren e gjirit te majte. Kjo eshte gjetja me e shpeshte ne grate e moshes se mamit tuaj. Kjo per disa arsye:
    – gjenetike
    – probleme te hasura gjate gjidhenies si psh infeksione ose inflamacione te gjirit jo te trajtuara mire
    – ndoshta ka filluar crregullimet e menstruacioneve te menopauzes qe karakterizohen nga ndryshime hormonale te cilat ndikojne ne organet genitale duke filluar nga gjiri, ovaret e mitra. Prandaj keshillojme kontrolle te vazhdueshme.

    Keto ciste ne pergjithsi jane beninje sepse edhe kufijte jane ne norme. Gjithsesi te beje dhe mamografi se analiza e ngarkuar nga ju ishte pergjigje e Echos.

    Mjekimi eshte vetem me antiinflamatore si ibuprofen ose Calixam 20 mg (piroxicam) ose te tjere per te lehtesuar disi inflamacionin. Nganjehere jepen dhe antibiotike sipas shqetesimeve te pacientes.

    Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj.
    Nese keni ndonje problem tjeter, mos ngurroni te me shkruani serish.

Lër një Përgjigje