Cfare mund te bej per femijen?

Question

Pershendetje! Kam djalin 3 vjec e 9 muaj. Me ka dale me bronkopneumoni. Ka temperature te larte. Ka marre mjekim me antibiotik nga goja. Nderkohe sot ja kthyen ne gjelpera. Ajo qe me shqeteson eshte qe ai qan me te madhe dhe thote me dhemb veshi. Doktoresha kur e viziton dhe me ate aparatin e veshit thote nuk ka infeksion veshi. Ju lutem cfare mund te bej pasi nuk me ka fjetur djali gjithe naten dhe vazhdon qan duke thene me dhembim veshet. As koken nuk e ve dot ne jastek nga ana e veshve. A mos duhet ta coj ke otorinologu edhe pse pediatria me thote nuk ka infeksion veshi?

Answers ( 2 )

    0
    2021-10-13T18:33:13+00:00

    Pershendetje

    Po mund ta coni per merakun tuaj. Ama duhet te dini dicka: bronkopneumonia shpesh shoqerohet ne bllokim te hundeve apo dhe si rrufe. Ky bllokim I hundeve shoqerohet me bllokim te tubit te Eustakit, e dhimbje koke, qe femija thote me dhemb veshi.

    Shpeshhere ato shoqerohen dhe me bajamet te skuqura apo dhe ndonje dhemb I prishur mund te jape ndjesine e dhimbjes se veshit.

    Per mua ti kontrolloni dhe urinen se infeksionet urinare Jane ashtu te shpeshta.

    Per momentin, dhe per tu qetesuar, mund te konsultoheni me otorinolaringologun.

    Sherim te shpejte. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

  1. Shume faleminderit

Lër një Përgjigje