Cikli mestrual

Question

Prsh jam nje vajz 22 vjecare dhe nuk kam pasur mardhenie por kam vonesa 2-3 muajshe te ciklit , heren e fundit kam pasur nga 10-15 shtator dhe me nuk kam pasur fare cikl , tani jam 78 dite me vonese , por kjo me ka ndodhur edhe ca vite te tjera te kem vonesa te ketilla ca muajshe .

Cfar me keshilloni ?

Ju falemenderit .

Answer ( 1 )

    0
    2019-05-22T07:53:47+00:00

    Pershendetje,

    Per mua duhet te kryeni disa ekzaminime per te percaktuar shkakun dhe mjekuar ate sic duhet:
    – gjak komplet + formule per te perjashtuar anemine
    – urine komplet
    – TSH/T4 per te perjashtuar problemet me tiroiden
    – echo abdominale dhe te aparatit uro-genital per te perjashtuar problemet me PCOS (ovarin policistik) dhe gjendren adrenale

    Keto si fillim. Obeziteti apo dhe ulja ne peshe, dietat qe mund te keni mbajtur te gjitha ndikojne.
    Por te perjashtojme keto. Pastaj nese keto do te dalin normal, do t’ju duhet te beni disa analiza me specifike per te perjashtuar problemet hormonale:
    – nivelin e prolactines
    – FSH
    – hormonet maskuline

    Por me pare duhet te konsultoheni me gjinekologun.
    Per mua, beni analizat e para, dhe paraqitjani gjinekologut per ti pare e vleresuar. Mund te mi dergoni dhe mua per nje opinion te dyte.

    Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj.
    Gjithe te mirat

Lër një Përgjigje