Cilat jane shenjat e kancerit ne testikuj

Question

Pershendetje.
Cilat jane shenjat e kancerit ne testikuj?
Jam 25 vjeqar, mashkull dhe nuk perdori medikamente dhe nuk kam pasur konsullta tek ndonje mjek. Pyetjen e bej sepse kam nje shenje te zeze jo shume te madhe.

Answer ( 1 )

    0
    2019-02-22T10:16:59+00:00

    Pershendetje,

    Do te ishte mire te me dergonit nje foto te shenjes se zeze qe keni pare mbi lekuren e organeve genitale ne menyre qe te vleresonim me mire se si eshte situata juaj.

    Tani, me duhet te di ekzaktesisht ngjyren e kesaj shenje: nese eshte e zeze dhe e thelle apo si lelja e erret.

    Nese nuk keni patur ndonje shqetesim nga ajo, atehere me sa po me tregoni mund te jete rasti i pathologjise qe quhet Angiokeratoma e Fordyce. Kjo nuk eshte pathologji shqetesuese, pervec faktit te prezences se ketyre njollave si te zeza.

    Kjo ndodh nga zgerimi (dilatimi) i eneve te gjakut ne zonen e organeve genitale dhe behen me te dukshme ne siperfaqe.
    Si shkak nuk ka ndonje specifik. Por ngadonjehere sforcime si konstipacioni (kapslleku, semundja e zorres se irrituar, hemorroidet) mund ta rendojne ose precipitojne situaten.

    Si mjekim, ne rast se nuk ka simptoma te tjera, keto shenja nuk duan asnje lloj trajtimi.
    Ne rast se ka probleme te tjera shoqeruese, atehere behet mjekimi ne baze te tyre.

    Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Me shkruani serish nese do te keni ndonje shqetesim tjeter, dhe te me dergoni foton e kerkuar.

    Dr.Albana

Lër një Përgjigje