Cistiti intersticial
Pershendetje jam nje grua 51 vjece dhe para disa vitesh per arsye te nje kisti ne miter jam operuar duke e hequr mitren. Athere kam pas shume ankesa dhe se percaktoja dot llojin e dhimbjes. Pas ca kohesh kur mendova se kisha shpetuar me jane shfaqur prap simptoma. Urinim i shpeshte naten, dhimbje ne fshikez, djegje kur urinoj, ndjej nje dhimbje dhe nje djegje ne ureter. Por pavarsisht ktyre ankesave cdo analize urine, kulture, strishe vaginale, cistoskopi cdogje me del mire. Kam bere cdo analize te mundshme te urines. Dhe nuk me del asnje lloj bakteri. Doktoret me thone nuk kemi ca te bejme. Dhe nuk di me ku te drejtohem. Jam shume e deshperuar pasi dhimbja dhe urinimi i shpeshte nuk me lene te bej asgje, as te punoj. Vetem renkoj nga dhimbjet. Kam marr trajtime me antibiotik nga doktori para dy javesh dhe pse analizat i kisha shume mire. Me ka dhene ceftriaxone dhe levofloxacine per ti bere venoze. Por nuk me kane qetsuar aspak. Kam lexuar ne internet per cistitin intersticial dhe mendoj se mund te kem ate. Kam shkuar ne shume urolog dhe gjinekolog por asnjeri nuk po me trajton. A njihni ndonje mjek ne tirane qe esht i specializuar per semundjet cistike kronike urinare ju lutem? Kam shume nevoj te trajtohem dhe pse e di qe nuk ka sherim por te pakten te me lehtesohen simptomat. Ju lutem me drejtoni ne nje mjek qe e trajton cistitin intersticial.
Answer ( 1 )
Pershendetje,
E kuptoj shqetesimin tuaj. Dhe me te vertete keni nevoje per nje rivleresim te mire te gjendjes nga ana e urologut. Plus, do ju duhen disa ekzaminime specifike per te vendosur diagnozen e cistitit intersticial si:
– mbajtja e nje ditari te urinimit
– Testi i Sensitivitetit te kaliumit
– ekzaminimi pelvik
– apo dhe biopsia e fshikezes se urines.
Gjithsesi, urologu do e vleresoje me mire se cilat ekzaminime jane me te pershtatshme per rastin tuaj.
Persa i perket mjekeve, do ju rekomandoja te kontaktonit ne spitalin Salus ne Tirane me Dr.Evisa Zhapa urologe. Ajo do ju keshilloje me tej sic duhet.
Nderkohet, do ju keshilloja te kontrollonit:
– gjendren tiroide me echo dhe me analiza gjaku (TSH/T3)
– glicemine esell dhe HbA1C per te perjashtuar diabetin
– nese keni probleme me mykun vaginal apo zorre pasi perdorimi i antibiotikeve jep mbivendosje te infeksioneve mykotike.
Gjithe te mirat.