Covid-19

Question

Pershendetje! Para 8 ditesh mamaja ime 53 vjec shfaqi shenja te Covid-19. Dy dite me pas rezultoi pozitive nga kryerja e tamponit te shpejte . Po ate dite beri skaner (ndoshta e gabuar aq shpejt) nga ku i thane qe e ke kapur ne fillim dhe nuk ka prekur mushkerite. Morem vitaminat c,d-3,,, aspirine protect si dhe aerosol (avull per tre dite e rekomanduar me ilacin perkates nga nje mjek) . Ka qene cdo dite ne gjendje te qendrueshme me temperature jo me shume se 38 qe here ulej me paracetamol here ulej vete. Pas tre ditesh beri analizat , gjak komplet, ferritine, pcr , d-dimer nga ku eritrosedimenti doli 40 dhe rruzat e kuqe 3.9 dhe rruazat e bardha 2.79 (te dyja ne vlera te uleta) pcr , d-dimer normale . Vazhdoi njesoj i shtuam vetem zinkun dhe pas dy ditesh nje mjek tjeter me tha te filloje augmentin 1gr mgjes/darke per 1 jave duke qene se leukocitet ishin te uleta si pasoje e luftimit te virusit nga trupi dhe se kishte nevoje per to. Ka dy dite qe i pi por kam frike mos eshte e gabuar pasi mjeku i pare ne menyre kategorike nga keshilloi te mos merte asnje medikament pervec vitaminave, lengje, ushqim. Mami para dy muajsh eshte kuruar me antibiotik te mara venoze pasi ka qene me prob te gryket . Mos ndoshta prandaj dhe leukocitet kane qene te uleta . Dhe pjesen e anemise qe dhe ne analize eritrocitet, hemoglobina i kane dale te uleta, ajo gjithmone ka qene anemike. Ju lutem kam nevoje per nje keshille sepse jam shume e stresuar se mos ndoshta po e ngarkoj me perdorimin e augmentines.

Answers ( 2 )

    0
    2021-03-05T01:12:03+00:00
    This answer was edited.

    Me fal mjekimin e fundit me antibiotik oral +venoze per gryket e ka pasur ne javen e dyte te nentorit . ***

    bashkengjitur jane dhe analizat per sa ju fola me siper

    0
    2021-03-10T11:02:37+00:00

    Pershendetje,

    Mjekimi i tanishem me antibiotik eshte ok sepse e ka vleresuar mjeku nga afer.
    Nje keshille u jap une pacienteve te mi: kur vendosni te trajtoheni per Covid nga ndonje mjek, mundohuni te mos e ndryshoni pasi ai ju ka vizituar per here te pare e di me mire ecurine tuaj.
    Ndryshimi i mjekeve do ju krijoje me shume konfuzione e nuk do arrini te mjekoheni sic duhet.

    Per mua, mami e ka patur te nevojshem shtesen me antibiotik. Mjekimi i Covid behet hap pas hapi, pas vleresimit te situates se pacientit cdo dite. Prandaj raportoni cdo dite te mjeku qe ju ka marre persiper e vazhdoni terapine. Ne nuk mjekojme virusin, por demet qe ai jep ne organizem.

    Sa per anemine, duhet te kuptojme pse e ka: ka patur periodat? apo nuk ka me? Ndonje gjakrrjedhje diku tjeter?

    Jepini shtesat me hekur dhe ushqime te shendetshme per te perballuar semundjen deri ne perfundimin e saj.

    Eshte e kote t’ju tregoj se jeni nxituar per skaner-in pasi ai nuk sheron por kerkohet vetem kur gjendja e pacientit perkeqesohet. Ju besoj e keni kuptuar kete tashme.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje