D-dimer në shtatzani

Question

Përshëndetje jam një 37 vjeçare shtatzënë në javën e 7 më saktë. Nga analizat e bëra d-dimer rezultoj me 1843 ng/ml. Gjinekologia me tha që nuk duhet të shqetësohem ngase është normale kjo vlerë në shtatzani, mirëpo unë nga sa lexova vlera ndaheshin varësisht nga trimestrat. Pyetja ime është a duhet të shqetësohem?!

Answer ( 1 )

    0
    2022-02-26T10:35:04+00:00

    Pershendetje,

    Vlerat e D-dimer duken pak te larta por jo per tu shqetesuar. E vertete eshte qe ato jane sipas trimestrave, ama ne nuk i shohim gjerat ne pergjithsi por ne vecanti te lidhura me pacientin, pra specifike per pacientin. Me fjale te tjera, te ju ka disa faktore si mosha (37 vjec), ndoshta mund te keni dhe varice te kembeve (qe ndoshta i keni zhvilluar me pare), apo dhe shtatzani te tjera qe keni patur, apo dhe vete jeta sedentare pa shume levizje,  te gjitha keto bejne qe D-dimer aktualisht te jete pak i larte por jo problematik.

    Keshtu nese gjinekologia juaj e ka vleresuar jo problematike, nuk ka vend per t’u shqetesuar sepse ajo e ka vleresuar specifikisht per ju si paciente.

    Per mua, beni kontrollet e vazhdueshme, dhe nese keni dhe varice te kembeve, atehere te beni konsulta dhe me angiologun per cdo rast.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje