Dhimbja e syrit te djathte

Question

Pershendetje!

Jam nje grua 53 vjecare jam me diabet, kam dhimbje te syri i djathte dhe vazhdon deri tek hunda .Çfare me rekomandini te bej? Ju lutem nje pergjigje faleminderit!

Answer ( 1 )

    0
    2023-03-08T20:23:50+00:00

    Pershendetje,

    Dhimbja qe ndjeni nga syri i djathte deri te hunda, duket si dhimbje e sinuseve (ndoshtat sinuzit). Kjo nese dhimbja ka filluar keto ditet e fundit dhe nese keni patur dhe probleme te tjera si: bllokim te hundeve, rrjedhje te shtuar te tyre, lotim te shtuar, etj.

    Per mua, duhet te beni nje grafi te sinuseve per ta vertetuar.

    Nje faktor tjeter mund te jete nje dhemb i prishur. Personat diabetike per fat te keq kane probleme me prishjen e dhembeve dhe me infeksione te cilat nuk sherohen lehte. Per mua, duhet te beni nje kontroll te dhembeve te mjeku stomatolog per ta vertetuar kete.

    Keto jane faktore te mundshem te dhimbjes qe ndjeni. Shpresoj t’ju kem ndihmuar.

    Me shkruani nese keni ndonje pyetje tjeter.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje