Dhimbje barku

Question

Jam 32 vjece, dhe kam dhimbje fundi i barkut dhe dhimbje mesi te forta, dhimbjet e barkut jane sikur me vijne menstruacionet dhe pse i kam kaluar. Ndiej rendes ne fund te barkut dhe kam dhimbje kur ulem dhe ngrihem.

Ju faleminderit

Answers ( 2 )

    0
    2019-05-30T09:12:49+00:00

    Pershendetje,

    Dhimbjet e tilla mund te jene te lidhura me infeksionin vaginal.
    Per mua duhet te bene disa analiza per te percaktuar diagnozen e qarte:
    – gjak komplet
    – urinen komplet
    – strisho vaginale
    – echo abdominale dhe te aparatit uro-genital

    Nese nuk jeni shtatzene, dhe nese nuk keni bere ndonje ekzaminim radiologjik keto 2 vitet e fundit, do te ishte mire te beni dhe nje grafi te mesit (grafi kolona vertebrale L-S).

    Per momentin, per tu qetesuar do t’ju keshilloja te perdorni:
    – Spasmex 3×1 deri ne ndalimin e dhimbjeve (3-4 dite)
    – Now Magnesium 400 mg 1×1 per 10 dite
    – pini sa me shume uje

    Kur te keni pergjigjet e analizave mund te mi dergoni per nje vleresim te dyte.
    Gjithe te mirat.

    0
    2019-06-07T10:04:54+00:00

    Pershendetje,

    Sapo mora diskutimin tuaj te ri:

    “Pershendetje Doktoresha. Bera nje eco vaginale dhe me tha doktoresha qe ke varice ne miter, kapilaret i ke sh te fryre. Jam shume e shqetesuar pasi nuk e kisha degjuar me pare. Faleminderit”

    Do te ishte mire te mi dergonit me attach (te Ngarko Analiza/Foto) pergjigjet e analizave dhe ekzaminimeve te kryera per te vleresuar gjendjen tuaj.

    Per sa i perket variceve te mitres, do te doja te dija lokalizimin e qarte te tyre prandaj ju kerkova pergjigen e analizave.
    Ne lidhje me ate qe ka pare gjinekologia, paraprakisht mund t’ju them se kemi te bejme me rastin e Sindromes se Kongjestionit te Venave Pelvike, e cila shkakton dhimbje fundit te barkut dhe kurrizit si ne rastin tuaj. Duhet vleresuar me pare stadi dhe nese eshte kjo diagnoza e sakte e vendosur nga gjinekologu/ia, pastaj te thellohemi ne diskutim.

    Ne pritje te ngarkimit te analizave te kerkuara.

Lër një Përgjigje