Dhimbje e duarve

Question

Pershendetje.

Jam nje 33 vjeçare shtatzan ne muajin e 4 dhe me nje problem me duart.

Problemi im eshte i tille: gjate nates kam mpirje te duarve deri ne dhimbje te padurueshme. Gishtat nuk i perthyej dot dhe as doren nuk e bej dot grusht. Dhimbja eshte shtrire nga dora deri ne parakrah dhe nuk fle dot naten. Pozicioni i fjetjes nuk eshte problemi pasi kjo dhimbje ka filluar nga e lehte (thjesht mpirje) para 2 muajsh deri ne dhimbje te tmerrshme naten e sotme. Madje dhimjen e gishtave e kam ende ne momentin qe po shkruaj. Gjate diteve nuk kam patur probleme te medha veç faktit qe nuk mund te shtrengoja dot gjera per nje kohe te gjate pasi humbja fortesine ne duar, ndersa sot ka kaluar ne mpirje nese i mbaj duart ne nje pozicion te caktuar per me shume se 2 minuta. Faleminderit per kohen tuaj.

Answer ( 1 )

    0
    2020-04-18T19:18:44+00:00

    Pershendetje,

    Gjate shtatzanise, nenat vuajne nga karencat e elementeve e mineraleve per shkak te rritjes se fetusi. Ne te tilla raste ne rekomandojme suplemente shtese te kalciumit e vitamines D, dhe magnesium e vit.B komplex tipit Pregnacare Max.

    Megjithate, une do ju rekomandoja te konsultoheshit me gjinekologun tuaj ne menyre qe ai/ajo t’ju pershkruaje pasi te vleresoje nga afer gjendjen tuaj shendetsore.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.
    Dr.Albana

Lër një Përgjigje